Epidemiologu Giulio Tarro në një lidhje direkte për “Tempora” në RTV Ora, shpjegoi ecurinë e kurbës së infektimit në Shqipëri.

Po ashtu, ai shtoi se mund të mbahen masa dhe doreza, por nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese.

“Duhet të shikojmë kohën dhe numrin e të prekurve. Për kurbën në formën M të Shqipërisë, duhet pasur parasysh se ka pasur një infektim fillestar, ndoshta ka qenë edhe mundësia që ky infektim të jetë përcjellë në formë zinxhiri nga një moment në tjetrin, dhe pasi ka përfunduar, ka nisur një zinxhir tjetër, çka ka sjellë formën e kësaj kurbe. 

Si duhet bërë rihapje Shqipërisë duke pasur parasysh këtë kurbë?

“Kjo pjesa e dytë e M-së ndodhet në kushte klimaterike të ndryshme, që janë të njëjta me ato që janë në jugun e Italisë. Prandaj do të jenë të nevojshme maskat dhe dorezat, dhe kjo duhet bërë në liri totale, pasi nuk është e nevojshme që të ketë masa kaq shtrënguese”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re