Epidemiologu i ISHP Dritan Ulqinaku është shprehur diten e sotme ne Abc News se me ritmet e deri tanishme të kurbës së të prekurve, se vendi ynë mund ta ketë kaluar pikun e pandemisë së koronavirusit.

Në një bisedë me Enkel Demin, mjeku Ulqinaku është shprehur ndër të
tjera se tashmë mendon se është momenti që të fillojë dhe ulja e masave
në mënyrë graduale pasi kjo do të ndihmojë në mënyrë që sistemi mjekësor
ta ketë më të menaxhueshme situatën e rasteve me koronavirus.

Ai ka theksuar ndër të tjera se fatmirësisht falë masave të marra dhe respektimit të tyre numri i rasteve të infektimit dhe jetëve të humbura është brenda kufirit të menaxhueshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re