Epidemiologu Skënder Murtezani në një lidhje me Skype nga SHBA-ja me “Abc-në e mëngjesit” tha se Covid-19 do të qëndrojë mes nesh për aq kohë sa do të shohim njerëz që nuk mbajnë një maskë. Ai shtoi se “asnjë qeveri nuk mund të jetë e fortë nëse nuk vetëdijesohet popullata” për të përballuar këtë luftë biologjike.

“Nuk është aq e lehtë, është një qëndrim shumë i vendosur i të gjitha atyre që jetojnë në një qytet apo shtet ashtu si një mënyrë të organizuar e ka bërë Kina, Zelanda e Re dhe Vietnami.

Unë kam parë rrugëve të Tiranës njerëz që mbajnë maskën tek mjekra apo fare. Kam një qëndrim ekstrem që Covid-19 do të qëndrojë mes nesh aq ditë sa njerëz shohim pa maska.

Mendoj se është një qëndrim i drejtë. pa njeriun virusi nuk mund të shumohet, nëse një grup njerëzish nuk e mbajnë maskën do të qëndrojë mes nesh dhe janë aleatë të virusit. Populli duhet të dijë se vetëm e fiton luftën, asnjë qeveri nuk do të jetë e fortë nëse vetëdijesohet vetë popullata.

Ndoshta do të jemi afër fitores kur një nxënës i fillores do t’i thotë një polici të lutem mbaje maskën pak më mirë.

Kjo është luftë biologjike, nëse nuk jemi bashkë më frikëson pak, të gjithë duhet të jemi bashkë t’i harrojmë ndasitë dhe ta fitojmë këtë luftë dhe mund ta bëjmë”, tha epidemiologu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re