Të dhënat statistikore të deritanishme tregojnë se ka një prekshmëri më të ulët të koronavirusit në popullsitë që kanë aplikuar masivisht vaksinën kundër tuberlukozit.

Shembujt janë të ndryshëm, siç është diferenca e madhe mes Portugalisë dhe Spanjës, ku e para e ka aplikuar vaksinën kundër tuberkulozit dhe e dyta jo.

Harta dhe shifra: Pse vendet që kanë aplikuar vaksinën e tuberkulozit janë më imune ndaj koronavirusit

Për të përfituar nga njohuritë e tij, Endri Xhafo e pyeti Profesorin e Epidemiologjisë, Eduard Kakarriqi nëse kishte ndonjë ndikim vaksina ndaj tuberkulozit tek prekshmëria nga koronavirusi.

Profesor Kakarriqi u përgjigj:

Evidencat, në fakt tregojnë që incidenca e hasjes së koronavirusit në vendet e Lindjes që kanë aplikuar në masë vaksinën kundër tuberkulozit, është e ulët, siç është Portuaglia për shembull.

Rasti më ekstrem është Gjermania, ku ka një ndarje pothuajse me thikë mes rasteve në ish-Gjermanisë Lindore dhe pjesës më të madhe të landeve që janë në ish-Republikën Federale gjermane.

Bazamenti mendoj unë është ky: BCG-ja (vaksina kundër tuberlukozit) ka si funsioon të vetin që të krijojë imunitetin qelizor. Termi i saktë është imuniteti ndërqelizor.

BCG-ja është një nxitës i imunitetit ndër qelizor. Nga këtu rrjedh për mua bazamenti logjik se përse BCG-ja është një faktor që dikton një icidencë më të ulët ët sëmundshmërisë nga koronavirusit në vendet që e kanë aplikuar atë.

Mund të them që nga viti 2000 BCG-ja bëhet vetëm në lindje, kurse më parë bëhej në mosha të ndryshme dhe bëhej disa herë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet ët shmangim distancimin social.

Harta e vendeve qe e kane aplikuar vaksinen e TBC-se, vendet qe e kane pasur dhe e kane hequr si edhe vendet qe nuk e kane aplikuar

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re