Skip to content

Epidemiologu suedez: Jemi të përgatitur për një vale të dytë të koronavirusit

1587728660 suedi

Shumë njerëz në Suedi kanë qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit kështu  që vendi ka të ngjarë të jetë më i përgatitur për t’i bërë ballë një vale të dytë të koronavirusit, tha epidemiologu Anders Tegnell.

Suedia ka ndërmarrë një qasje relativisht ndryshe në krahasim me vendet e tjera europiane.

“Ka funksionuar në disa aspekte,” tha  Tegnell për radio BBC. “Ka funksionuar sepse sistemi ynë shëndetësor ka qenë në gjendje ta përballojë. Gjithmonë ka pasur të paktën 20% të shtretërve të kujdesit intensiv bosh dhe në gjendje të kujdesen për pacientët Covid-19”.

Tegnell vlerësoi se një nivel imuniteti nga 15% deri në 20% ishte arritur në popullatën e Stokholmit, për të cilën ai tha se “do të ngadalësojë përhapjen (e një valë të dytë)”.

Por ai paralajmëroi se nuk do të ishte e mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës, dhe se ende nuk dihet shumë për imunitetin ndaj sëmundjes.

Suedia ka raportuar 16.755 raste të koronavirusit, përfshirë 2,021 viktima, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

I pyetur nëse numri i të viktimave do të kishte qenë më i ulët nëse Suedia do të kishte zbatuar kufizime më të rrepta, Tegnell u përgjigj, “kjo është një pyetje shumë e vështirë për t’u përgjigjur në këtë fazë. Të paktën 50% e numrit tonë të vdekjeve ka qënë brenda shtëpive të të moshuarve dhe ne këtë periudhë ne nuk mund ta dime sesi izolimi do të ndalonte përhapjen e virusit në shtëpitë e të moshuarve “.