Nisjen e testimeve të shpejta për të dyshuarit me COVID, mjeku Ilir Alimehmeti e konsideroi një lajm shumë të mire. Mirëpo, në “Quo Vadis”, ai tha se sigurimi i 100 mijë testeve të shpejta nuk është një shifër e lartë.

 

“Atëhere, vetë hyrja e testimeve të shpejta është lajm shumë I mirë, është lajm shumë I mirë sepse thotë vetë termi janë të shpejta, për 15 minuta, 30 minuta kemi  përgjigjen në tavolinë. Janë shumë të lira, nuk ka asnjëlloj krahasimi me PCR-në që vjen në kosto shumë më e shtrenjtë 2 dhe e 3-ta nuk ka nevojë për laboratorë të specializuar, nuk ka nevojë për personel të specializuar, më besoni dhe aty, në tavolinën ku ndodheni ju, në studion ku ndodheni ju, ky test mund të bëhet fare lehtë, pra nuk ka nevojë për gjithë këto elementë dhe si rrjedhojë bëhet aksesibël për një pjesë të madhe të popullatës. Ky është vetë testi, nga krahu tjetër duhet edhe doza, pra ilaci është I mirë në vetvete por duhet edhe doza e duhur. Ju e thatë kemi rreth 100 mijë teste të cilët, të themi të drejtën, nuk është ndonjë shifër e madhe, shpresoj që shumë shpejtë të hyjë një shifër më e madhe.”

 

Ai u shpreh se nevojiten numër më i lartë testesh të shpejta, në mënyrë që njerëzit që dalin pozitivë të izolohen dhe të evitohen më pas rastet sekondare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re