Subscribe
Dita e nesërme në Britaninë e Madhe do të nisë vaksinimi kundër COVID.
Për mjekun Ilir Alihmehmeti, ky hap është një eksperiment natyror për të parë se sa rol do të ketë vaksina që ata kanë miratuar për përdorim.
Ai theksoi se “Quo Vadis” se nuk është bërë asnjë publikim shkencor për vaksinën, por vetëm botim në medie të mëdha ndërkombetare.
“Është një eksperiment shumë interesant për tu parë. Pse them eksperiment? Sepse të dhënat që kemi pasur mbi vaksinat në mënyrë jo tradicionale sivjet janë botuar vetëm në tip Neë York Times, Daily Mail etj. Pra jo në revista shkencore sic është bërë me cdo lloj mjekimi tjetër. Në këtë mënyrë në nuk kemi aritur të kemi të dhënat e sakta të këtyre vaksinave dhe kush janë të dhënat. E para, që studiohet në fazën e parë dhe të dytë klinike është siguria e vaksinës, pikë kyce, kjo është arsyeja pse studiohet e para, në fazën e parë. Nuk e kemi parë në asnjë publikim shkencor këtë, dhe më pas kemi fazën e tretë klinike që nxjerr dhe efektivitetin, efikasitetin në nivele më të gjera. Kuptohet edhe kjo studion sigurinë, siguria është e vazhdueshme. E megjithatë, dalin disa shifra të ndryshme nga studimi, nuk është thjesht efektiviteti. Efektiviteti është pjesa shkëlqyese e medalies, është ajo gjëja që të bën që të shtohen aksionet e tua në bursë dhe optimizmin në popullatë dhe që bën headline nëpër revista dhe gazeta madhore.”
