Epidemiologu Alban Ylli ka kërkuar sot shtimin e numrit të testeve, për të vënë më mirë situatën e COVID-19 në kontroll.

Në një lidhje direkte me emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Ylli u shpreh se, me shtimin e testeve do shoheshin dhe rastet e koronavirusit dhe, sipas tij, duhet të bëhen testime në forma të ndryshme.

“Ne mundet të themi që mund ta vendosim nën kontroll përmes masave të marra. Numri i testeve duket se është i vogël në kushtet e Shqipërisë, mund të kishim disa teste më shumë. Por çfarë do të kishim? Do të kishim disa raste më shumë pozitive dhe do të krijonim disa iluzione më shumë për shkaqet e vdekjeve. Ndoshta në të ardhmen do të duhet të testojmë më shumë dhe në forma të ndryshme”, u shpreh epidemiologu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re