Skip to content

Epike/ “Du me shku te miku”, qytetarin e kthejnë pas në doganë: Më kërkuan testin e konviktit (VIDEO)

 

Një qytetar shqiptar është shprehur i revoltuar para mediave pasi është bllòkuar në doganë duke bërë deklaratën epike ku ngatërron Còvidin me konviktin. “Du me shku te miku atje, na kthejnë prap. Na kërkojnë testin e konviktit, testin…”, thotë qytetari.

Prej dy ditësh, qytetarët shqiptarë janë të zemëruar me qeverinë kosovare sepse kërkon testin e korònavirusit të bërë në katër ditët e fundit ose duhet të firmosin një formular ku pranojnë të qëndrojnë në karantinë për 7 ditë.

Ka patur edhe pròtesta për këtë çështje, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë një deklaratë në rrjete sociale ku thotë se nuk ka tjetër zgjidhje pasi nuk duan të kenë një tjetër shpërthim të korònavirusit.