I dyshuari për vdekjen e pesë personave në qytetin amerikan Waukesha pak para sulmit me furgom në turmë, u lirua me kusht, ku ndodhej për shkak të dhunës në familje.

Ai akuzohet se ka përplasur me dashje një kolonë njerëzish dhe ka plagosur më shumë se 50 persona.

Ai u arrestua më herët për një tjetër incident me elementë dhune, thanë zyrtarët.

I dyshuari Darrell Brooks, 39 vjeç, u arrestua pranë skenës së sulmit të së dielës në Waukesha për pesë akuza për vrasje të shkallës së parë, tha shefi i policisë lokale Daniel Thompson, sipas Reuters.

Përveç pesë viktimave, të moshës 52 deri në 81 vjeç, 48 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë gjashtë fëmijë që u shtruan në spital në gjendje kritike, thanë autoritetet lokale.

Mes viktimave ka edhe anëtarë të grupit të paradës “Gjyshet që kërcejnë”, thuhet në një deklaratë të publikuar dje në Facebook.

Shefi i policisë Waukeshi, Daniel Thompson tha se motivi i sulmit mbeti një mister, por ishte e qartë se i dyshuari kishte vepruar qëllimisht.

“Ai kaloi drejtpërdrejt nëpër barrikada dhe anëtarë të policisë,” tha Thompson në konferencë dhe konfirmoi se autoritetet përjashtuan terrorizmin si një motiv të mundshëm dhe përcaktuan që i dyshuari veproi i vetëm.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re