Jozefina Topalli i është përgjigjur me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministrit Edi Rama, sa i përket manipulimit të votave në diasporë.

Rama i quajti fantazi sot me deputetët socialistë pretendimet e opozitës për manipulime votash me diasporën, duke theksuar se 90% e votave në Berat nga diaspora kanë ardhur si pasojë e punë së skuadrës socialiste.

Topalli përgjigjet se nuk ka patur një mobilizim të strukturave socialiste, por një manipulim të diasporës me zarfe nga zyra.

GPS kanë qenë të fikur shton Topalli, teksa zarfet plotësoheshin nga Tirana. Një rezultat të tillë 90%, as Putin s’do guxonte ta prodhonte.

Postimi i Topallit: 

Na falni, por duhet ta pranojmë: kemi hyrë në epokën e mrekullive elektorale!

Nëse PS merr 57% në Berat, por 90% nga “Berati në Athinë”, nuk kemi të bëjmë me mobilizim të diasporës, por me mobilizim të zarfit nga selia.

Kjo nuk është mobilizim. Kjo është manipulim me GPS të fikur, ku zarfi nuk pyet për bindje, por për “bindjen e atij që e mbush”.

Duket se diaspora paska parë ndriçimin që s’e shohin dot qytetarët në Berat.

Shkëlqimi i Befatit është aq i fortë, sa të verbon… edhe fletën e votimit.

Pra, ndodh që emigrantët në Greqi duan më shumë qeverinë sesa vetë familjarët e tyre në Berat.

Zarfi nuk e gjeti emigrantin – zarfi e zgjodhi vetë votën.

As Cambridge Analytica, as ndihmësit e Putinit, s’do guxonin të prodhonin 90% përqindje në ajër – me zarfa të “vetëvotuar

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko