Presidenti Erdogan dhe partia e tij AKP kanë arritur fitoren e radhës në gati 15 vite në pushtet, duke triumfuar në ato që u konsideruan si zgjedhjet më të rëndësishme, në rrafshin e brendshëm e të jashtëm.

Ç’prej së hënës, vendi kalon plotësisht në sistemin e ri presidencial, ku Erdogan merr në dorë dhe frenat e ekzekutivit, ngjashëm si në sistemin amerikan.

Ai ka marrë afro 53 përqind të votave, përballë rivalit kryesor, Muharrem Inç që morri afro 30 përqind.

Pra, një fitore jo e thellë por e sigurt.

Në mesazhin e parë, pak para mbylljes plotësisht të procesit të numërimit, Erdogan shkroi në Tweeter: “Devam” – Vazhdojmë!

Këto zgjedhje ishin të rëndësishme ndër të tjera edhe për një fakt tjetër të cilin Erdogan e ka cekur disi duke thënë: “Qëllimi ynë në këtë periudhë është ta çojmë Turqinë drejt synimeve të vitit 2023”.

Viti 2013 përcakton fundin e Marrëveshjes së Lozanës nënshkruar pas rënies së Perandorisë Osmane. Është pikërisht kjo që i tremben shumë fuqi të huaja dhe përgjithësisht Perëndimi, ku veçohet gjithashtu Greqia fqinje.

Me përfundimin e kësaj marrëveshjeje e cila ka qenë ndëshkuese për Turqinë, kësaj të fundit i kthehet kontrolli mbi shumë territore të humbura, përfshirë Ngushticën e Bosforit dhe ujrat e Mesdheut.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re