Stuhia e fortë e erës që vijon ende në qytetin e Kuçovës, ka regjistruar 2 ngjarje të rënda aksidentale. Një djalë 26-vjeç i cili ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij,ka rënë nga soleta e shtëpisë nga era e fortë. Rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i ka shkaktuar të riut nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.

Majkëll Vrapi është gjetur pa ndjenja në tokë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Ai aktualisht ndodhet në sallën e operacionit në Repartin e Kirurgjisë, ndërkohë që mjekët deklarojnë se gjendja e tij është e rëndë.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Kuçovës. Si pasojë e stuhisë së fortë,një depozitë uji është shkëputur nga çatija dhe ka rënë sipër një vajze 17-vjeçe që ishte duke kaluar në rrugë.Vajza me inicialet S.K,është ngritur nga kalimtarët e rastit dhe është dërguar në spital. Edhe 17-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit,ku po ekzaminohet nga mjekët.Ajo është jashtë rrezikut për jetën edhe pse me fraktura dhe plagë të shumta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re