Për shkak të erës së fortë, linjat e tensionit në Krujë kanë pësuar dëmtime.

Për pasojë, mësohet se disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike

Sipas drejtuesve të OSHEE-së, të gjithë ekipet e punës janë në terren dhe po punohet për normalizimin total të situatës.

Kujtojmë se i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, me erë të fortë dhe rrebeshe të herëpashershme që kanë shkaktuar edhe përmbytje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re