Era e fortë ka lënë pa energji elektrike për gati 1 orë e 30 min një pjesë të lagjeve periferike të qytetit të Korçës.

 

Shkak është bërë rrëzimi i një peme në shtyllat e tensionit të mesëm. Ndërhyrja ka qënë e menjëhershme nga grupet e OSHEE-së duke e rikthyer energjinë elektrike. Për shkak të së njëjtës arsye ka pasur pribleme edhe në disa fshatra të njësisë administrative Vithkuq.

 

Era e fortë ka sjellë shkëputje të herëpashetshme të energjisë elektrike edhe në disa fshatra të fushës së Maliqit edhe Devollit. Grupet e OSHEe-së bëjnë me dije burime zyrtare janë në terren për çdo avari të mundshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re