Era e fortë,që ka filluar që prej mëngjesit të sotëm,ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike në qytetin e Kuçovë dhe në shumë fshatra.

Kuçova dhe fshatrat: Lumas, Mbolan, Lapardha, Otllak, Moravë, Vodëz, Shegjëz, Perondi, Kozare etj janë pa energji elektrike. Kjo për shkak të stakimit automatik të Nënstacionit “Kombinat”, që në raste erash të forta stakohet për të shmangur defektet e rënda në rrjetin elektrik. Burime zyrtare nga OSHE-ja Berat bëjnë me dije se, në raste të stuhive të erës, siç po ndodh edhe sot, stacioni qëndror stakon nën/stacionet e qytetet ku ka probleme me stuhinë e erës.

Të njëjtat burime konfirmojnë se,qyteti i Kuçovës dhe rreth 20 fshatra në qarkun e Beratit, janë pa energji elektrike prej 3-orësh. Po kështu konfirmohet se,nuk dihet ende se kur do të rikthehet energjia pasi vënia në punë e nën/stacionit elektrik “Kombinat” do të kryehet vetëm pasi të reduktohet stuhia e erës që pa vijoj në disa zona të qarkut të Beratit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re