Moti i keq i shoqëruar me erëra te forta ka sjelle probleme ne furnizimin me energji elektrike ne disa zona te vendit. Sipas operatorit te Shpërndarjes me te prekurit janë rajoni i Shkodrës dhe ai i Burrelit. Ndërsa ne Elbasan rreth 50% e fiderave janë stakuar nga kompania per efekt sigurie, per te parandaluar defekte te mundshme ne rrjetin shpërndarës. OSHEE ben te ditur se defektet me te mëdha kane te bejne me këputjen e përcjellësve si dhe thyerje te izolatore. Grupet e punës te kompanisë janë ne terren, me qellim riparimin e defekteve.