Moti i keq ka sjellë probleme të shumta në vendin tonë përveç rrëzimit të disa pemëve, në zonën e Selitës ka probleme me rrjetin elektrik dhe raportohet për shembje të depozitave të ujit nga tarracat e pallateve.

 

OSHEE bën me dije është shkëputur gjithashtu edhe fideri në zonë e Selitës në kryeqytet, në rrugën Bill Klinton, ndërsa brigata e avarive ndodhte në gatishmëri. 

Ndërkohë në zonë e Komunës së Parisit një depozitë ka rënë nga tarraca e pallatit duke u përplasur në trotuar, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re