Moti i acarte ka bërë që porti i Barit të mbyllë lundrimet për sonte pasi është duke fryre erë e fortë me drejtim veri lindje qe ka shkaktuar dallgëzim të madh.

Për rrjedhojë, dy tragete që bëjnë linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas i kanë bllokuar lundrimet për sonte. Nga Autoriteti Portual mësohet se bëhet fjalë për tragetet Adria Ferries dhe GNV qe nuk do të lundrojnë.

Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nga sot në drekë kanë anuluar lundrimet, pasi deti me dallgë 7 deri 8 ballë nuk mundëson lundrimin e tyre.

Ndërsa Trageti Rigel VII është nisur për në Bari rreth orës rreth orës 13.05 të ditës, 10 orë para nisjes së zakonshme që bëhet në orën 23.00.






Previous article“Mund të kisha edhe më shumë”/ Mjeku Edvin Prifti tregon pse mbante shuma marramendëse në banesë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re