Skip to content

Era e fortë rrëzoi pemët, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve lirohet qarkullimi në rrugën Vlorë-Zvërnec (VIDEO)

xcxcx 2

Era e fortë ka përfshirë vendin. Në Vlorë, si pasojë e erës së fortë në ishin rrëzuar pisha dhe shkaktuan për disa orë bllokim të rrugës Vlorë-Zvërnec.

Gazetari Marjus Seiti tha për News24 se pas ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur edhe zhvendosja pemëve.

Gjithashtu Policia Rrugore mori masat që në këtë aks rrugor deri në mbërritje e zjarrfikës të mos kishte incidente

Në këtë mënyra rruga është hapur plotësisht, duke bërë të mundur edhe qarkullimin e automjeteve.