Vendi ynë këtë të dielë është përfshirë nga mori i keq me erë të fortë dhe vranësira.
Si pasojë e erës së fortë në kryeqytet janë rrëzuar disa pemë, mes tyre edhe pema e krishtlindjes.
Si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar edhe pema e Vitit të Ri, e vendosur në sheshin “Skënderbej”, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Gjithashtu era ka shkatërruar edhe çadrat e disa lokaleve të improvizuara në qendër të kryeqytetit me rastin e festave të fundvitit.