Era e fortë mesditën e sotme ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në rrugën kombëtare Ura e Leklit- Këlcyrë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të zonës së Përmetit.

Në vendin e quajtur Uji i Zi, rrëzimi i disa pishave shumëvjeçare mbi trasenë e rrugës ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në drejtim të Këlcyrës dhe Përmetit.

Aktualisht pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për largimin e pemëve të rrëzuar dhe rifillimin e qarkullimit të mjeteve.

Përgjatë ditës së sotme Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive shiu dhe erë të fortë.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe për furnizimin me energji elektrike në zonat malore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re