Është trazuar deti në Durrës pas përkeqësimit të motit, ku shpejtësia e erës arrin 21 nyje detare në orë, ndërkohë forca e detit arrin deri në 6 ballë.

Drejtoria Detare Durrës bën me dije se mbrëmjen e së dielës, dy tragetet që lidhin dy brigjet e Adriatikut nuk u nisën nga Durrësi dhe Bari, ndërkohë që udhëtimi normal i mjeteve lundruese të pasagjerëve pritet të nisë mbrëmjen e sotme.

Në vendstrehime qëndrojnë anijet e peshkimit prej tre ditësh, deri në përmirësim të motit.

Deri sonte në orët e vona të mbrëmjes, moti do të jetë problematik në disa zona të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe sidomos përgjatë Ultësirës Perëndimore, duke sjellë lokalisht dhe reshje intensive, herë pas here shoqëruar me stuhi detare.

Këto fenomene janë ciklone tropikale, të cilat janë prodhuar dhe gjatë ditës së djeshme për shkak të temperaturave shumë të larta që kemi përjetuar të dielën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re