Skip to content

Era e ndryshimit po ndihet kudo!




Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, ku shprehet se në qytet po ndihet era e ndryshimit kudo.

igli cara

Cara në ‘Facebook’ ka ndarë fotot me një artizan të qytetit i cili gdhend anije ku e ka krahasuar me ‘anijen e shpresës’ për 14 maj, ku ndryshimi i takon qytetarëve.

‘Për mua, kjo anije ka një domethënie më shumë. Është anija e shpresës, që na bën bashkë në këtë rrugëtim të ri’, ka shkruar ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Një javë e re që nis me dëshirën për ndryshim! Një qytet që po zgjohet, duke besuar tek e ardhmja.

Në Durrës era e ndryshimit po ndihet kudo. Edhe në punimet e Usta Metit që ka gdhendur këtë anije të veçantë. Artizani i palodhur, që e njohin të gjithë në qytet, për mjeshtërinë e tij. Çdokush që ka nostalgji për detin dhe mbresat e udhëtimeve ruan në një kënd të veçantë të shtëpisë, një anije me vela të gdhendur në dru nga Usta Meti.

Për mua, kjo anije ka një domethënie më shumë. Është anija e shpresës, që na bën bashkë në këtë rrugëtim të ri.

14 Maji bën ndryshimin!

Qyteti je ti!

“”