Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se “e vetmja mënyrë që Serbia ta njeh Kosovën është që Vuçiç të largohet dhe të zëvendësohet nga disa të bindur dhe të dobët”.

Sipas tij, futja e taksave doganore, si dhe shfaqja e njësive speciale të Kosovës në Veri duke kryer arrestime, kanë për qëllim gotitjen ndaj Vuçiçit, deri në rrëzimin e tij, më pas të zëvëndësohet nga ndokush që do ta njihte Kosovën.

“Ndërsa Vuçiç udhëheq Serbinë, ideja e një Kosove të pavarur do të pësojë humbje dhe kjo nuk do të falet nga fuqitë e mëdha”, komentoi Vulin, duke lënë të nënkuptar se veprimet e fundit të qeverisë së Prishtinës, mund të kenë dhe suport ndërkombëtar.

Haradinaj ka deklaruar se detyrimet doganore prej 100 përqind për mallrat nga Serbia nuk do të shfuqizohen derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo masë u intensifikua akoma dhe më tepër pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, ku faji iu la lobimit të fuqishëm serb kundër anëtarësimit  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re