Një mjet i tonazhit të rëndë u përmbys nga era e fortë këtë të martë në superstradën Lezhë-Laç.

 

Ngjarja ndodhi tek ura e Mifolit, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

 

Si rrjedhojë e kësaj situate, u bllokua qarkullimi i mjeteve në njërin kah të rrugës për afro dy orë.

 

U desh ndërhyrja e autoriteteve për ngritjen dhe largimin nga rruga të kamionit me targa të Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko