Të braktisur nga shteti dhe të bllokuar prej dhjetëra orësh në kufirin me Greqinë, shqiptarët kanë kaluar tmerre.

Shumë prej tyre kanë mbërritur në Shqipëri për halle familjare dhe për të shkuar në vendin ku jetojnë e punojnë kanë kaluar kalvare të mëdha.

‘Të lodhur, por edhe të kënaqur se përfundoi. Kemi 43 orë që presim, shpresoj se mbaroi gjithë kjo. Nuk e menduam të kthehemi pas, se jam për rrugë të gjatë.

‘Tani që erdhëm në fund, ca të bëjmë. Kam 20 orë që po presim. S’kemi për të kthyer pas, do rrinim vetë. Na ndihmuan autoritetet’.

‘Nuk dimë si ta shprehim, këtë radhë që kaluam është më keq se torturat që bënte Hitleri, gjynah që në 2020 të bëhen gjëra të tilla. As nuk e menduam të kthehemi në shtëpi, mora në telefon celularin greke. U thashë do derdhim gjak, erdha për të varrosur mamanë, s’mund ta mbyllë kufirin, paguaj taksat në Shqipëri dhe Greqi, minoritar jam nga Delvina. Janë gjëra që nuk kam fjalë si të shprehem. Autoritet na erdhën, me ujë e me gjëra, shumë faleminderit për këto gjëra’

‘Kemi që të premten në orën 12:00, sot ora është 7, por jemi të kënaqur dhe nga mirësjellja e tyre e policëve. Nuk e menduam kurë të ktheheshim, se duhet të pagoja analizën që greku ka vënë si kusht, dhe të bëja karantinën dhe isha e detyruar që të qëndroja në radhë’, thanë disa nga qytetarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re