4040 karta SIM, që dyshohet se origjinën e kishin nga Britania e Madhe janë kapur nga policia në aeroportin e Rinasit. Këto karta sipas hetuesve dyshohet se përdoren për komunikimet e grupeve kriminale. Kartat janë blerë në Angli pak ditë më parë dhe janë sjellë në Shqipëri me postë urgjente në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se pakoja është tërhequr nga një shtetas shqiptar. Kur është marrë në pyetje, ai e ka mohuar kategorikisht që i përkisnin atij.

Policia shkencore ka konfirmuar se ka zbuluar se shtetasi me inicialet M.H komunikon edhe me shtetas të huaj në Francë, edhe shqiptarë, që i ka vënë në dijeni se i kanë ardhur kartat.

Kartat janë aktive me PIN dhe PUK, çka ka bërë që policia të vihet në lëvizje pasi duke u shitur në treg të zi, mund të përdoren për shpërthim të bombave celular, shantazheve, mesazheve në aplikacionet e koduara e thirrjeve nëpërmjet data use.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re