Skip to content

Erdhën nga pushimet/ Dy infermierë të Qëndrës Shëndetesore me Covid-19

Burime pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shendetësor  Korçë bëjnë të ditur  për Vizion Plus se 2 infermierë të qëndrës shëndetësore të cilët kanë qënë me pushime kanë shfaqur shënja të COVID-19 dhe pas tamponit kanë rezultuar pozitiv.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe nje guzhinjere qe punon në këtë qëndër ka shfaqur shënja të COVID, por ende nuk ka ardhur rezultati nëse është pozitive me këtë virus apo jo.

Ndërkohë menjeherë pas shënjave  të 3 punonjësit janë karantinuar në banesat e tyre.

Nga ana tjetër në qëndrën shëndetësore janë dezinfektuar ambjentet si dhe janë marë të gjitha masat anti Covid.