Edhe Dhoma e avokatisë Vlorë ka bojkotuar sot proceset gjyqësore. Vetëm sot pezullohen 60 seanca në gjykatën e faktit, 40 apeli, dhe 24 administrativja.

Vlora në fakt është një nga qarqet që preket më shumë nga harta e re gjyqësore. I largohen dy gjykata, e apelit dhe ajo administrative.

Tallëse, fyese dhe absurde e ka quajtur kreu i dhomës së avokatisë Vlorë Durim Bajrami, i cili kërkon reagim dhe nga 12 deputetët e këtij qarku.

“Erdhën, pyetën, dëgjuan…asnjë prej nesh nuk ishte dakord e megjithatë ata vendosën si deshën vetë.

Gjyqësori do kalojë në kolaps. Do duhen vite për një seancë. Sa kohë e lekë i duhen një qytetari nga Saranda të shkoj në Tiranë për cdo seancë?.

Më vjen keq që shoqërua civile nuk reagon, më vjen keq që 12 deputetët e Vlorës asnjë nuk flet e nuk reagon për qytetarët”, është shprehur Bajrami.

KAOS në Gjykatat e vendit, avokatët bojkotojnë të gjitha seancat, vetëm në Tiranë 200 çështje pezull në një ditë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re