Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar në emisionin “Log” se masiviteti i shtëpive të barit në Shqipëri kishte ardhur si pasojë e rritjes së tregut të brendshëm.

Hoxha tha se nga Britanina e Madhe ku një pjesë e mirë e shqiptarëve ishin ‘specializuar’ në kultivimin e kanabisit në ambientet e brendshme, kjo metodë filloi të praktikohej edhe në Shqipëri dhe kjo kishte sjellë uljen e çmimit të kilogramit të kanabisit.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha: Specialiteti i Shqipërisë ka qenë kultivimi i kanabisit në ambient, i famshmëm mbeti Lazarati sepse u bë i rëndësishëm se nuk hyhej. Në Shqipëri ka patur kanabis që nga 94-a. Policia e e Shtetit për shkak edhe të kushteve që ka Shqipëria për tu anëtarësuar në BE e rriti monitorimin, e monitoronte nga ajri nga toka, hartuan një strategji kombëtare. Sa më shumë rriteshin kontrollet, aq më e vështirë bëhej kultivimi në ambiente të hapura. Një pjesë e mirë e shqiptarëve që vinin nga Britania e Madhe ishin specializuar për kultivimin e kanabisit në ambientet e mbyllura.

Një pjesë e mirë e atyre atje krijuan probleme pasi kishin hyrë në mënyrë të paligjshme, rrezikonin të kapeshin nga policia u depërtuan, dhe ata nuk mund të ktheheshin më në Britani, dhe eksperiencën që morën aty, ata e sollën këtu siç shqiptarët mbjellin sot në ambiente të hapura në Spanjë, sepse e kanë mësuar në Shqipëri dhe shkojnë e mbjellin atje. Çfarë ndodhi? Duke ardhur që andej ne sollëm specialistë të importuar në Shqipëri. Thashë u bë më masiv sepse duke filluar nga viti 2013-të, dhe filloi të zgjerohej në Shqipëri sepse kanabisi natyror kishte krijuar treg të brendshëm. Deri para dy muajsh një kilogram kanabis në ambientet e mbyllura kushtonte 2100 euro, masivizimi ka bërë që të bjerë çmimi në 1800 euro.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re