Kosova është rikthyer në dialog teknik me Serbinë. Kështu po vlerëson ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj procesin nëpër të cilin ka hyrë vendi i tij me shtetin fqinj, ndërsa nuk ka shpresë së në këtë formë gjërat mund të ecin përpara.

Haradinaj ka deklaruar se nuk do ta përkrahi dialogun nëse partia e tij nuk bëhet pjesë e takimeve, ndërsa shkon më tej kur thotë se është kundër dialogut pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kosova nuk e ka luksin ta zëvendësojë lidershipin e dialogut nga SHBA me një lidership të brishtë, sikundër janë Lajçak e Borrell”, ka deklaruar Haradinaj në televizionin publik.

Me sa duket gjëra në koalicion nuk po shkojnë aspak mirë dhe ‘shkopinjtë nën rrota’ kanë nisur t’i futen edhe qeverisë Hoti për të cilën ish-kryeministri thotë se me besimin që gëzon Qeveria Hoti, ai “përballë dialogut me Serbinë, nuk i besoj”, duke shtuar se është kundër privatizimit të këtij dialogu.

“Nuk duhet të privatizohet dialogu me Serbinë, por duhet të ketë konsensus të gjerë lidhur me këtë”, tha HAradinaj ku shton se ai dhe subjekti që përfaqëson janë lënë në hije nga qeveria.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re