Ish kryeministri Sali Berisha tha gjatë një takimi me banorët e Valiasit, Kamëz se kryeministri Edi Rama po tenton të mashtrojë shqiptarët me shfaqjet e tij me muzikë tallava.

Berisha u shpreh se Rama firmos tender për inceneratorët dhe i faturon shqiptarët më shumë se duhet duke u pasuruar për vete.

“Kullat, rrokin qiellin. Edi Rama që ju vjen këtu me tallava dhe erdhi në pushtet me dajre fluturon me avion në dispozicion me dhomë gjumi se lodhet shumë. Blen vazon 4 mln euro në oborrin e kryeministrisë. Si asnjë tjetër. Si askush tjetër.

Firmos 420 mln euro djegësat që nuk ekzistojnë dhe u merr secilit prej jush 29 euro për ton mbetjesh që depozitohet në fushën e Sharrës në një kohë kur kontrata thotë se për mbetjet që depozitohen duhet të paguhen 11 euro. Ai ka firmosur për ndërmarrjen e tij. Ai tarifon sepse ato para i ndan me Erion Velinë dhe Kipen e lë këtu të vjedhë sa të dojë. I depoziton në bankë me offshore apo në Teheran. Edi Rama nuk mund të ketë ndjenja për ju se ai erdhi në pushtet si ‘Zotëria 20%’. OSBE e denoncoi. I deklaroi se ke 200 mln euro në llogaritë offshore.

Nuk guxoi kurrë ta kundërshtojë sepse e dinte që do dilnin faturat. Edi Rama tani përpiqet të hedhë valle mbi varfërinë tuaj. Përpiqet t’ju mashtrojë me tallava. Njeriu që ka mashtruar shqiptarët për çdo gjë tani përsëri beson se me zorrën qorre në gojë dhe me tallavanë do mund të mashtrojë përsëri shqiptarët”, deklaroi Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re