Regjistrohet një tjetër rast me koronavirus në qytetin e Fierit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shendetësisë. Mesohet se i prekuri  me Covid-19 është një i sapoardhur nga Britania e Madhe, i cili ka shfaqur simptomat e koronavirusit në momentin që është kthyer në Shqipëri. Pas shfaqjes së shenjave të sëmundjes, fierakut i është bërë tamponi rezultati i të cilit ka dalë pozitiv.

Kujtojmë se një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm nga koronavirusi. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 347 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 67 raste pozitive. Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive. Por lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Kruja me 18 raste, kemi 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje, dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.  Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re