Një studente shqiptare e cila u kthye nga Kina pas përhapjes së koronavirusit aty është shtruar në spitalin infektiv.

Mjekët pas ekzaminimit kanë bërë me dije se studentja shqiptare ka grip të thjeshtë dhe nuk ka koronavirus apo shenja të saj.

Studentja do të dalë shumë shpejt nga spitali dhe nuk ka dyshime se ajo ka koronavirus dhe të përbëjë rrezik për qytetarët shqiptarë.

Në Shqipëri nuk ka ende asnjë rast të dyshuar me koronavirus deri ditën e sotme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re