Erdoğan: Nuk kemi problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk i kemi aprovuar, nuk do t’i aprovojmë mizorinë që zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet.

Erdoğan: Pothuajse gjysma e të vdekurve në sulmet e Izraelit në Gaza janë fëmijë. Kjo tregon se qëllimi është brutaliteti i qëllimshëm për të kryer krime kundër njerëzimit.

Erdoğan: Patëm një projekt për të shkuar në Izrael, e anuluam, nuk do të shkojmë.

Erdoğan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, është një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët.

Erdoğan: Të gjitha palët në luftën Palestinë-Izrael duhet t’i heqin gishtat nga këmbëzat, të shpallet menjëherë armëpushim.

Erdoğan: Propozojmë organizimin e një “Konference Ndërkombëtare Paqësore Palestinë-Izrael” me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve me ndikim në rajon.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re