Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot deklaroi se ata që po përpiqen ta kthejnë Turqinë në kohët e vjetra, duke dërguar organizata terroriste në këtë vend, duhet ta dinë se ky skenar nuk do të kalojë.

Erodğan foli sot përmes video-konferencës në ceremoninë e hapjes së komunikimit rrugor në zonën e qytetit turk të Bitlisit.

Me këtë rast ai tha se tani e tutje në agjendë të qytetit të Bitlisit, por edhe të gjithë Türkiye-s, janë tema si zhvillimi i prodhimit, rritja e punësimit dhe rritja e prosperitetit.

“Edhe pse disa po përpiqen të kthejnë kohët e vjetra duke provokuar kufijtë tanë, duke na dërguar organizata terroriste, le ta dinë se ky skenar nuk do të kalojë më”, tha Erdoğan, duke shtuar:

“Jemi të vendosur ta çojmë vendin tonë, të cilin e kemi zhvilluar përmes investimeve, punësimit, prodhimit dhe eksportit, së bashku me arritjet politike, diplomatike dhe të sigurisë, në majën e ‘Shekullit të Turqisë’”, tha ai.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re