Skip to content

Erdogan: Ata që mbështesin veprimet izraelite në Kuds dhe Gaza do të hyjnë në histori si bashkëpunëtorë në vrasjet e fëmijëve dhe në krimet kundër njerëzimit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij, me gjithë popullsinë e saj prej 84 milionësh, do të vazhdojë të vëzhgojë ngjarjet që ndodhin në Kuds.

Duke folur pas një takimi të kabinetit në Ankara, Erdoğan u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB), Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe organizatave të tjera ndërkombëtare të ndërmarrin veprime kundër shtypjes së palestinezëve, si dhe të Kudsit.

Erdoğan shtoi se Turqia do të japë mbështetjen e saj politike dhe ushtarake për përpjekjet ndërkombëtare në çlirimin e Kudsit dhe për të mbrojtur popullin palestinez.

Ai propozoi një komision të përbërë nga përfaqësues hebrenj, muslimanë dhe të krishterë për të qeverisur Kudsin.

Duke e akuzuar Izraelin si një “shtet terrorist” dhe për cenimin e Kudsit, që konsiderohet si i shenjtë nga këto tre besime, Erdoğan tha se Izraeli po ashtu po bombardon “pa mëshirë” civilët në Gaza.

Më tej, Erdoğan tha se ata që mbështesin veprimet izraelite në Kuds dhe Gaza do të hyjnë në histori si bashkëpunëtorë në vrasjet e fëmijëve dhe në krimet kundër njerëzimit.

Presidenti turk po ashtu kritikoi homologun e tij amerikan, Joe Biden, për nënshkrimin e një marrëveshje armësh me Izraelin dhe dënoi Austrinë për valëvitjen e flamurit izraelit nga ndërtesa e saj e Kancelarisë, duke theksuar se Vjena “duket se po përpiqet t’i bëjë muslimanët të paguajnë për gjenocidin në të cilin i nënshtroi hebrenjtë”.