Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se bashkëkryetarët e grupit të Minskut të OSBE-së: SHBA, Rusia dhe Franca, qëndrojnë pranë Armenisë dhe ofrojnë “të gjitha llojet e mbështetjes me armë”.

“Ajo që ndodhi në Irak, Siri, madje edhe në Ballkan në të kaluarën, ndërsa tani në Libi dhe Karabak, na ka treguar se si diskriminimi, shkëputja dhe ndjekja e fitimeve të vogla nuk kanë sjellë asgjë tjetër përveç gjakut dhe lotëve”, tha Erdoğan duke folur gjatë kongresit krahinor të partisë së tij në pushtet, Partia për Drejtës dhe Zhvillimi (AK Parti) në provincën juglindore Şırnak.

Grupi i Minskut i OSBE-së u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Malësinë e Karabakut, por nuk arriti ndonjë rezultat.

“Vëllezërit tanë Azerbajxhanas aktualisht janë në një luftë shumë serioze kundër Armenisë. Pse po e luftojnë këtë luftë? Për shkak se ata po luftojnë për të çliruar tokat e okupuara të Azerbajxhanit nga armenët”, tha ai, duke shtuar: “Çfarë mund të jetë më e natyrshme se kjo?”

Erdoğan theksoi se SHBA, Rusia dhe Franca “nuk i kanë përfunduar këto negociata” për 30 vjet dhe nuk u kanë siguruar tokat njerëzve të Azerbajxhanit.

“Tani, vëllezërit azerbajxhanas po luftojnë për të çliruar territoret e okupuara. Allahu u ndihmoftë. Unë besoj se ata do të rimarrin dhe do të çlirojnë tokat e okupuara nga armenët dhe ne lutemi për ta. Shpresoj se ata do ta rimarrin tokën me sukses”, tha ai.

Përleshjet shpërthyen midis Azerbajxhanit dhe Armenisë në 27 Shtator dhe Armenia që atëherë ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, madje duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit që nga java e kaluar.

Një armëpushim i ri, i dyti që kur filluan luftimet përreth Malësisë së Karabakut filloi, u njoftua të shtunën dhe hyri në fuqi në mesnatë.

Armëpushimi i dytë u arrit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë pasi armëpushimi humanitar i mëparshëm më 10 tetor, që kishte për qëllim lejimin e shkëmbimit të të burgosurve dhe tërheqjen e trupave të pajetë, u shkel disa orë më vonë nga sulmet me raketa armene në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur 35 të tjerë.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re