Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi sot një videokonferencë me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ku u diskutua zhvillimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe BE-së.

Në njoftimin e Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, Erdoğan dhe von der Leyen diskutuan zhvillimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe BE-së dhe adresuan zhvillimet rajonale.

Presidenti Erdoğan i presidentes tha von der Leyen se BE ka përparësi në agjendën e Turqisë. Ai përsëriti se Turqia e sheh të ardhmen e saj në Evropë.

Erdoğan gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e rinisjes së takimeve të rregullta Turqi-BE dhe takimeve të nivelit të lartë për dialog.

Dje, kryediplomati turk Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia po punon për të japur kapituj të rinj në marrëdhëniet e saj me BE-në.

Është paraparë që Çavuşoğlu të vizitojë Brukselin për të zhvilluar bisedime me shefin e politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell më 21 janar.