Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Sipas njoftimit nga Kryesia e Komunikimeve pranë Presidencës turke, në bisedë janë trajtuar tërmetet e ndodhura në Türkiye dhe zhvillimet rreth luftës Rusi-Ukrainë në përvjetorin e parë të saj.

Presidenti turk e falënderoi homologun e tij ukrainas për solidaritetin e treguar me Türkiyen për shkak të tërmetit, ndërsa shprehu gatishmërinë për çdo lloj kontributi që mund të japin për armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë, që filloi para një viti, si dhe ndërtimin e një zgjidhjeje të bazuar në negociata dhe vendosjen e paqes.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re