Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, diskutoi bashkëpunimin dhe luftën kundër terrorizmit në një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia Al-Sudani.

Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë përmes një kumtese njoftoi se presidenti Erdoğan tha se vendi i tij “beson se bashkëpunimi dypalësh dhe rajonal do të përmirësohet më tej në të gjitha fushat në periudhën e ardhshme”.

Duke theksuar se për Turqinë, paqja, stabiliteti dhe integriteti territorial i Irakut ishin po aq të rëndësishme sa ato vendase, Erdoğan theksoi nevojën për “t’i dhënë fund ekzistencës së organizatës terroriste PKK në Irak për interesat e sigurisë kombëtare të vendit”.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Ankaraja zyrtare ka kryer disa ofensiva anti-terroriste në Irakun verior për të çrrënjosur terroristët që fshihen në këto zona dhe planifikojnë sulme ndërkufitare në Turqi.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re