Presidenti turk Recep Tajip Erdogan, vlerësoi aftësitë e Forcave të Armatosura Turke, duke potencuar shpirtin luftarak turk ardhur nga një traditë shekullore.

“Librat e historisë na përshkruajnë si një komb ushtarak. E kemi dëshmuar shumë herë se kur bëhet fjalë për mbrojtjen e atdheut. Të gjithë nga 7 deri në 77 vjeç vrapojmë për detyrë, por edhe diçka që është edhe më e rëndësishme: luftën e përfundojmë me sukses.

Duke krahasuar njerëzit tanë me shoqëritë e tjera, mund të kuptojmë lehtësisht se puna e një ushtari nuk është aq shumë punë armësh, por zemre.

Për shkak të traditës më të vjetër shtetërore në botë, nga e kaluara në të tashmen, ne jemi një vend me ushtrinë e vet,” tha Erdogan gjatë një fjalimi para stafit të një njësie ushtarake kufitare në provincën Hakkari, në kufirin me Irakun.

Ai kaloi më pas në planin gjeografik të pranisë turke: “Nga Siria në Libi, nga Iraku në Nagorno-Karabakh dhe nga Mesdheu në Egje, në shumë vende, ndihemi krenarë për sukseset tona. Sigurisht që nuk ishte e lehtë të arrinim deri këtu”, theksoi Erdogan.

Siç theksoi ai pas grushtit të dështuar të 2016-ës në Turqi, Forcat e Armatosura u “pastruan” nga krerët e atij grushti shtetit dhe tani janë kthyer në pozicionin e tyre të vjetër “të lavdishëm”. “Ne kishim në dispozicion një ushtri që, nën hijen e grushteve të shtetit, kishte vështirësi të realizonte potencialin e saj të vërtetë. Me reformat tona pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut, ne shohim se forcat tona të armatosura kanë arritur edhe një herë këtë vend të lavdishëm, të famshëm dhe të nderuar në histori”, tha ai, duke përfunduar: “Nuk do të mund të na përçajnë dot. nuk mund të na bëjnë copë-copë”.

Mesazhet e Erdogan vijnë nën hijen e një lufte, si ajo në Ukrainë, e cila trajtohet dhe si një praglufte e tretë botërore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re