Në postimin që bëri në «Twitter» Presidenti Erdogan tha se në vitin 2020, i cili ishte një vit që kaloi nën ndikimin e koronavirusit, i ofruan popullit projekte dhe shërbime të çmuara në shumë fusha, kryesisht në atë të shëndetësisë.
Ashtu si përherë edhe në vitin 2021 ne do të vazhdojmë të ecin me vendosmëri drejt objektivave, theksoi Erdoan dhe shtoi: “Do të punojmë më shumë për Turqinë”.
Në postimin e tij me titullin “Çfarë bëmë në 2020?” Presidenti Erdoan dha informacione lidhur me punët e bëra dhe projektet e realizuara në çështjet si: “Mbjellja e 40 milionë fidanëve/pemëve”, “Biblioteka Popullore e Presidencës”, “Hapja për adhurim e Xhamisë së Madhe të Shën-Sofisë”, “Zbulimi i 405 miliardë metra kub gazi natyror në detin e Zi”, “vizita zyrtare”, “objekte”, “fabrika, komplekse, centrale”, “spitale”, projekte në “transport”, “diga dhe kanale ujitëse”, “teknologji”, “projekte të ndryshme”, “kulturë dhe art”, “vizita brenda vendit”, “mbështetje dhe ndihma sociale dhe për biznesin”.
