Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se nga tërmetet në Kahramanmaraş deri më tani numri i personave që kanë humbur jetën është 8.574, numri i të plagosurve 49.133, ndërsa numri i ndërtesave të shembura 6.444.

Presidenti Erdoğan tha se kanë mobilizuar “të gjitha mundësitë tona” dhe se “shteti me të gjitha mundësitë e tij po kryen punime me bashkitë, kryesisht me AFAD-in”.

“Qytetarët tanë të mos shqetësohen, nuk mund t’i lejojmë kurrë që të qëndrojnë në rrugë”, tha ai.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re