Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me homologun e tij të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe globale, si dhe konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Palestinë.

Drejtoria e Komunikimeve të Türkiyes njoftoi se Erdoğan tha se përpjekjet e Türkiyes për ndihmën humanitare do të vazhdojnë të rriten dhe theksoi nevojën që komuniteti ndërkombëtar të dërgojë mesazhe të forta për të siguruar që Izraeli të respektojë ligjin ndërkombëtar.

Paqja e përhershme në rajon është e arritshme vetëm pas krijimit të një shteti të integruar gjeografikisht dhe të pavarur të Palestinës brenda kufijve të vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet, shtoi ai.

Në takim u trajtua edhe procesi i normalizimit Türkiye-Armeni, si dhe situata aktuale në lidhje me procesin e pas konfliktit ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Presidenti turk ndodhet në Astana ku po merr pjesë në samitin e së premtes të Organizatës së Shteteve Turke (OTS).

OTS, i cili më parë quhej Këshilli Turk, u krijua në vitin 2009 si një organizatë ndërqeveritare e përbërë nga vende të pavarura turke që punojnë së bashku për të ngritur marrëdhëniet dhe bashkimin mes tyre.

Anëtarët e saj janë Türkiye, Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani dhe Uzbekistani, ndërsa Hungaria, Turkmenistani dhe Republika Turke e Qipros Veriore kanë statusin e vëzhguesit.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re