Skip to content

Erdoğan dhe Guterres diskutojnë mënyrat për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në një bisedë telefonike kanë diskutuar iniciativat që synojnë zgjidhjen e krizës së vazhdueshme të shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë.

Presidenti turk i tha shefit të OKB-së se Türkiye vazhdon me përpjekjet e përbashkëta për të siguruar eksportin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, që do të ishte “efektiv në drejtim të shmangies së një krize globale ushqimore”.

Tonelata me drithëra ukrainase mbeten të mbyllura për shkak të konfliktit ushtarak, duke shkaktuar mungesa globale dhe rritje të çmimeve. Rusia, e cila akuzohet se përdor ushqimin si armë, thotë se sanksionet perëndimore janë fajtore për mungesën e ushqimit.

Erdoğan tha se ai vazhdon t’i nxisë homologët e tij që të ringjallin negociatat e paqes dhe përmes diplomacisë t’i japin fund luftës, që filloi në muajin shkurt.
Burimi: AA

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë