Skip to content

Erdogan dhe Merkel hapin Universitetin Turko-Gjerman në Stamboll

w 55800422 0

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kancelarja Angela Merkel, inaguruan hapjen e Universitetit Turko-Gjerman në Stamboll, duke thënë se do të ishte një simbol i miqësisë midis dy vendeve.

“Ne do të vazhdojmë të vazhdojmë të japim çdo formë mbështetjeje për këtë universitet”, tha Erdogan në një prononcim në hapjen e kampusit të ri.

“Suksesi i Universitetit Turko-Gjerman do të jetë një shembull për të tjerët në procesin e krijimit të universiteteve të reja partnere”, shtoi Erdogan.

Ai shtoi se krijimi i Universitetit Turko-Japonez të Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Universitetit Turko-Italian, gjithashtu është duke u ndërtuar.

Kancelarja gjermane Merkel shtoi se studentët do kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Sipas saj, bashkëpunimi turko-gjerman në shkencë daton nga e kaluara.

“Shkenca dhe arsimi luajnë një rol kryesor në manifestimin e krijimtarisë dhe lirisë njerëzore”, tha Merkel.