Një bisedë e zgjeruar telefonike është kryer mes presidentëve Trump dhe Erdogan, të cilët u takuan për herë të parë në Paris fundjavën e kaluar, pas një krize së shpërthyer mes dy vendeve që çoi dhe në goditjen e lirës

Sipas burimeve nga Zyra e Presidences turke, Erdogan dhe Trump diskutuan mbi vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, mbi hetimi ndaj organizatës udhëhequr nga Fethullah Gulen në Shtetet e Bashkuara, luftën kundër terrorizmit në Siri dhe marrëdhëniet dypalëshe ekonomike.

Presidenti turk i shprehu gjithashtu homologut të tij amerikan, ngushëllimet për vdekjet nga zjarret në Kaliforni.

Ata ranë dakord që të gjitha aspektet e vrasjes së Khashoggi duhet të ndriçohen dhe se asgjë nuk duhet të mbahet e fshehtë.

Mes tyre është theksuar rëndësia e bashkëpunimit edhe më të fortë midis Turqisë dhe SHBA në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste.

Ata kanë trajtuar rëndësinë e monitorimit të çështjeve që kishin diskutuar kohët e fundit në Francë, duke ripohuar vendosmërinë për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha fushat – thuhet një njoftimin zyrtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re