Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se Turqia ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë çdo lloj të mbështetjes pas tërmetit prej 7,3 ballësh që ndodhi në veri të Irakut.
“Ne po japim dhe do të vazhdojmë të japim çdo lloj mbështetje të nevojshme për sa i përket nevojave urgjente, siç janë barnat, batanijet dhe tendat”, tha Erdogan në një konferencë për media në Aeroportin Ataturk të Stambollit, para udhëtimit për vizitën e tij në Rusi, shkruan aa.
“Siç e dini, Turqia çdo herë u ka qëndruar pranë vëllezërve të rajonit në gjendje dhe kohë të vështira si kjo. Të gjitha institucionet tona janë udhëzuar për dërgimin e shpejtë të ndihmave, përmbushjen e nevojave dhe mbylljen e plagëve. Urimet dhe lutjet tona janë që të mos rritet numri i viktimave”, shtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re